Zgjedhjet, Proda mbledh kryepolicët/ Porosi për menaxhimin gjatë procesit zgjedhor

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, kreu i Policisë, Ilir Proda, mblodhi 12 drejtorët e qarqeve, për t’iu përcjellë porositë për përmbylljen e fushatës elektorale, dhe deri në përfundim të procesit te votimit.
Proda ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë edhe vete ne terren, ndërsa tha se Policia do të kalojë në shërbim të përforcuar.
“Zbatoni ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, duke qëndruar të baraslarguar nga subjektet politike. Reagoni në kohë, mos neglizhoni asnjë konflikt. Ndiqni çdo shqetësim të adresuar nga qytetarët apo nga përfaqësues të subjekteve politike”
Për sa u përket krimeve zgjedhore, Proda u la porosi vartësve të tij, që të punojnë me agjentët në terren por edhe me monitorimin në rrjetet sociale.
“Punoni me inteligjencë policore, për të parandaluar dhe goditur krimet elektorale. Vijonin monitorimin intensiv të rrjeteve sociale, për evidentuar shkeljet ligjore që cenojnë procesin zgjedhor dhe të identifikojnë shtetasit përgjegjës.”
Kryepolici Proda, në fund tha se pret nga uniformat blu që të përballojnë me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, aktivitetin “Giro d’Italia” dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian që do mbahet më 16 maj, në Tiranë. /abcnews.al