E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e efektivit në Maliqi, Peleshi: Sakrifica e tij meriton respektin dhe mirënjohjen më të lartë

Kryetari i Kuvendi, Niko Peleshi ka shprehur ngushëllimet pas humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Maliq.

Duke e cilësuar ngjarjen si të rëndë dhe të dhimbshme, Peleshi ndërsa shprehu solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët e efektivit të ndjerë.

“I rëndë dhe i dhimbshëm lajmi për rënien në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë një operacioni policor në Maliq. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij, të afërmit, kolegët dhe gjithë Policinë e Shtetit në këtë moment”, u shpreh ai.

Peleshi theksoi se sakrifica e Mekollit në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve meriton respektin dhe mirënjohjen më të lartë.

“U prehtë në paqe”, përfundoi mesazhin e tij kryeparlamentari.

Ngjarja ndodhi në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku forcat e policisë po zhvillonin një operacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Sipas të dhënave paraprake, gjatë rrethimit të stanit ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari, efektivët i bënë thirrje të dorëzohej, por ai hapi zjarr ndaj tyre.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli, ndërsa u plagos punonjësi i policisë Edison Adri, 36 vjeç. Forcat e rendit iu kundërpërgjigjën sulmit, duke plagosur Braçellarin, i cili më pas u vu në pranga.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›