Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Albana Koçiu: Në bazë të ligjit Policia e Shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykatë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reagaur aps ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme, ku pas një sulmi me armë në Gjykatën e Apelit, mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kala si dhe mbetën të plagosur babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj,.
Në reagimin e saj Koçiu i shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja.
Ndërsa thekson se Policia e Shtetit në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave-kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Reagimi i Koçiut:
Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.
Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.