Vrasja e gjyqtarit, reagon Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë: Goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranëns ditën e sotme. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Aeplit.
Në një deklaratë zyrtare, trupa e avokatëve shprehet thellësisht e tronditur nga vrasja e kolegut dhe mikut të tyre, ndërsa i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së gjyqtarit Kalaja.
Dhoma e Avokatisë e cilëson këtë akt si një goditje të rëndë për gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, duke e konsideruar një thirrje alarmi për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe vetë avokatëve në ushtrimin e detyrës.
Në reagimin e firmosur nga kryetari Maks Haxhia, theksohet gjithashtu nevoja për të thelluar punën për ndërgjegjësimin e palëve në procese gjyqësore, në mënyrë që të respektohen vendimet ligjore dhe pritshmëritë brenda kornizës së drejtësisë.
Reagimi i Dhomës së Avokatisë
Të tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen në ambientet e gjykatës të Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kolegut dhe mikut tonë Astrit Kalaja, trupa e avokatëve i përcjell familjes ngushëllimet më të thella.
Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës.
Kjo ngjarje, për këdo, është një thirrje alarmi për sigurinë, së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e palëve në procese penale, civile dhe administrative për ç’ka atyre u takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët.