Vrasja në Lezhë, policia kontrolle, në disa banesa në fisin e Reçit, kontrolle edhe në zonën e njohur si “baza” e Ervis Martinaj

Pas vrasjes së Gjovalin Prendit në Lezhë, policia ka kryer disa kontrolle në zonë. ABC News mëson se kontrollet janë ushtruar në banesat e fisit Reçi në Mirditë, në Fush Kuqe, një zone e njohur si baza e Vis Martinajt.
Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe tek Ardian Gjeloshi, ne biznesin e te cilit u vra ekonomisti Selman Mihana. Pasi në atë kohe dyshime kishte se pas atentatit ishte Sidi Prendi.
Sakaq kontrolle janë kryer edhe në Larushkë.