E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Nikël, zbardhet dëshmia e autorit në Polici: Më sulmoi i pari me një kosë

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Nikël të Fushë Krujës, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas autorit, Artur Cangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se, ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas krimit të kryer, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe më pas është larguar.

Afmataj u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e vona të pasdites të ditës së premte, 10 prill.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›