E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja në Shkodër/ Viktima ishte rikthyer në Shqipëri 1 vit më parë, pista kryesore ku po heton policia

Ramazan Mataj, viktima e atentatit të sotëm në Shkodër, kishte ardhur në Shqipëri nga Belgjika rreth një vit më parë. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në fshatin Dragoç të Postribës.

Trupi i pajetë, rreth 33 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës. Policia po heton një nga pistat e mundshme, që lidhet me ndonjë konflikt jashtë vendit, si një mundësi për arsyen e atentatit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›