Vrau bashkëshorten, amerikani gjendet i varur në qëlinë e paraburgimit në Shkodër

Është gjetur i varur në dhomën e tij, në IEVP Shkodër, nga bashkëvuajtësit, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, shtetas amerikan.
Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri ka humbur jetën.
Viktima ishte arrestuar më 2 maj të këtij viti, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Njoftimi zyrtar:
Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.
Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.
Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes.