E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau me thikë e 42-vjeçarin në Berat, autori: I thashë mos e prek kalin se është i acaruar, por më shau

Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas,ai ka deklaruar se  pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit në Berat. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Beratit bëjnë me dije se autori, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ,pasi ka parë viktimën Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali – sipas tij nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, citohet të ketë thënë autori i krimit.

Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu,viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›