E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun e tij me thikë, Gjykata lë në burg autorin e krimit në Babrru

I dyshuari kryesor i vrasjes së të enjtes në Babrru, do të qëndrojë në burg pa afat me vendim të Gjykatës së Tiranës.

38-vjeçari, Arlind Demushi e vrau me thikë shokun e tij, 40- vjeçarin Hajdar Ismailgeci pasi kishin konsumuar alkool.

Një debat që filloi brenda lokalit ku ata po qëndronin agravoi deri në përdorimin e thikës.

40 vjeçari për shkak të plagëve që mori gjeti vdekjen jashtë lokalit, ndërsa autori u kap pas disa orësh arrati te shkëmbi i Kavajës, ku ishte strehuar në shtëpinë e motrës së tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›