Vrasja e gjyqtarit, reagon Edi Rama: Ngushëllime vëllazërore familjes! Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Kryeministri i shpreh ngushëllimet familjes dhe kërkon që autori të marrë përgjigjen ekstreme ligjore.
“Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan Rama.
Ai thekson se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një argument i pakundërshtueshëm për ashpërsimin e Kodit Penal.
Edi Rama: Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe.
Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.
Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!
Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!
Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore./vizionplus.tv