E Diel, 1 Nëntor 2026

Xheni Beqaj emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi emërimin e Xheni Beqajt  drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi sot që Xheni Beqaj të emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›