E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhixho: Patëm një fushatë të vështirë, kishim liderin në burg. Gazetarja: Ngelët te lideri, pse nuk dolët ju të tjerët?

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka shkaktuar debat mes të ftuarve këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

E ftuar në studio, deputetja e PL, Erisa Xhixho, tha se patën një fushatë të vështirë pasi lideri i partisë u rrëmbye në mes të rrugës pak muaj para zgjedhjeve.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetares Daniela Maloku, e cila evidentoi faktin se justifikimi se kryetari i partisë ishte në burg është “të fshihesh pas gishtit”, duke theksuar se as pjesa tjetër nuk doli në fushatë.

Pjesë nga debati:

Xhixho: Lideri i partisë u godit, u rrëmbye pak muaj para zgjedhjeve.

Maloku: Keni ngelur te lideri, te lideri! Ku ishit ju të tjerët, pse nuk bëtë ju fushatë?

Hitaj: U arrestua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Xhixho: Atë e arrestoi Nesti Angoni që është Edi Rama. Ishte shumë e vështirë të bëje fushatë me liderin në burg.

Hitaj: Për ju thonë që ishte e lehtë, një pjesë e opozitës ishte në listë të mbyllur.

Xhixho: Por kishim presidentin në listë të hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›