E Diel, 1 Nëntor 2026

Xi Jinping do të takohet me Trump, Presidenti kinez vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Katër muaj pas takimit të fundit, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohen sërish në Uashington më 24 shtator.

Tregtia mendohet të jetë tema kryesore. Xi dhe Trump pritet të diskutojnë zgjatjen e armëpushimit tregtar të arritur vitin e kaluar.  

Që nga takimi i kaluar, situata për të dy liderët ka ndryshuar. Kina ka vijuar të rrisë tregtinë me vendet e tjera, ndërsa Trump është përballur me rënie të mbështetjes në SHBA dhe me pasojat ekonomike të luftës me Iranin.

Ndërkohë, Kina vazhdon të mbetet një fuqi e madhe eksportuese. Pavarësisht problemeve në ekonominë e brendshme dhe krizës së sektorit të pronave, eksportet kineze jane rritur.

Xi pritet të shoqërohet në Uashington edhe nga drejtues të kompanive të mëdha kineze.

Ata kërkojnë më shumë mundësi për të hyrë në tregun amerikan.

Ndërkohë, para  takimit zyrtarë amerikanë dhe kinezë kanë zhvilluar bisedime për disa çështje përfshirë tregtinë dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›