E Diel, 1 Nëntor 2026

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

Presidenti i Kinës Xi Jinping u prit me ceremoni madhështore në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, gjatë vizitës së tij të parë në vend pas shtatë vitesh. Në aeroport, ai u mirëprit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol Ju.

Presidenti u prit me 21 të shtëna topi dhe parada ushtarake. Në sheshin “Kim Il Sung”, qytetarë të shumtë mbanin lule dhe flamuj, ndërsa trupat e nderit shprehën mbështetjen e tyre për liderin kinez.

When Xi Jinping arrived in Pyongyang, Kim Jong-un personally greeted him at the airport. At present, when the leaders of North Korea, China and Russia visit North Korea, Kim Jong-un will greet them at the airport. pic.twitter.com/Rll56okfLx

— Guan Gong (@sxrbggpp) June 8, 2026

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, u pritën ngrohtësisht nga autoritetet koreano-veriore, ndërsa fëmijët u dorëzuan buqeta me lule delegacionit kinez.

Kjo është vizita e parë jashtë vendit për këtë vit e Xi Jinping dhe vjen në një moment tensionesh të larta gjeopolitike në Azi dhe më gjerë.

Pekini synon të riafirmojë rolin e tij si një aktor kryesor global dhe të forcojë lidhjet tradicionale me Phenianin, në një kohë kur marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Rusinë janë intensifikuar ndjeshëm.

Në një deklaratë  zyrtare, Xi theksoi se “miqësia tradicionale mes Kinës dhe Koresë së Veriut mbetet e pathyeshme dhe e gjallë”, duke sinjalizuar vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, Pheniani e përdor këtë vizitë për të balancuar marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë, duke kërkuar përfitime ekonomike dhe ushtarake nga të dyja palët pa u varur plotësisht nga asnjëra.

On June 8, Xi Jinping, General Secretary of the CPC Central Committee and President of China, arrived in Pyongyang for a state visit to the DPRK. Escorted by protocol motorcycle outriders, he headed to Kim Il Sung Square.
#China #DPRK #StateVisit #Pyongyang pic.twitter.com/0ynYsNHlL6

— Guan Gong (@sxrbggpp) June 8, 2026

Vizita vjen gjithashtu në një moment kur Koreja e Veriut ka intensifikuar aktivitetet e saj ushtarake, përfshirë zgjerimin e prodhimit të raketave balistike dhe forcimin e programit bërthamor, gjë që vazhdon të shqetësojë komunitetin ndërkombëtar.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse programi bërthamor i Phenianit do të jetë pjesë e bisedimeve mes dy liderëve. Pekini ka shprehur shqetësim për stabilitetin rajonal, por njëkohësisht e sheh Korenë e Veriut si një aleat strategjik në balancimin e ndikimit të Shteteve të Bashkuara në Azi.

Vizita e Xi Jinping vlerësohet si një përpjekje për të ripozicionuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të forcuar bashkëpunimin në një periudhë tensionesh globale dhe rikonfigurimi të aleancave ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›