E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë në GJKKO, Genc Rruli dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës

Ish-ministri i ekonomisë, Genc Rruli mëngjesin e kësaj të hëne është paraqitur në GJKKO, ku pritet të dëshmojë për dosjen “Partizani.

Seanca është pjesë e shqyrtimit të akuzave dhe rrethanave që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Procesi zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa personave të tjerë.

Ruli pritet të japë shpjegime mbi rolin institucional dhe procedurat e ndjekura në atë kohë.

Të bashkëpandehur në proces janë, kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›