“Yje mbi Kaninë”, mbrëmje Gala nën interpretimin e virtuozëve

“Yje mbi Kaninë”, koncerti me interpretimin e virtuozëve, ka sjellë një mbrëmje plot emocion me emrat më në zë shqiptarë të skenës, si sopranoja Ermonela Jaho, tenori Saimir Pirgu, aktori e artisti i fjalës Timo Flloko, dhe këngëtarët Alban Skënderaj e Aurela Gaçe.
Gjithçka u shoqërua nga tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.
Virtuoziteti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së rrëmbeu duartrokitjet e publikut, nën dirigjimin e dirigjentit italian, Jakopo Sipari di Pescasseroli.
Një emocion ndryshe, për sopranon e skenave botërore, Ermonela Jaho, dhe tenorin Saimir Pirgu.
Timo Flloko, artisti që e nisi karrierën nga qyteti bregdetar, interpretoi e solli kujtime nga jeta e tij, duke i recituar pa dyshim ndjenjën më të shtrenjtë: dashurinë.
Publiku, i përbërë nga autoritete vendore e lokale, personazhe të njohur të skenës e politikës, shijoi në detaje mbrëmjen magjike mbi Vlorë, mes magjisë së mureve të kalasë së Kaninës.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/