E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ylli i “Candyman”, Tony Todd vdes në moshën 69 vjeçare

Tony Todd, aktori amerikan i njohur për rolin në filmin Candyman, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Ai vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një sëmundjeje të gjatë, tha gruaja e tij.

Karriera e tij e shkëlqyer u shtri mbi katër dekada, me mbi 100 filma dhe shfaqje televizive. Kontributet e tij të rëndësishme ishin në zhanrin horror, veçanërisht me rolin e tij kryesor në Candyman të vitit 1992.

Ndër filmat që ai ka luajtur janë “The Crow” (1994), “The Rock” (1996), luajti rolin e William Bludworth në “Final Destination” (2000), “Final Destination 2” (2003), dhe “Final Destination 5” (2011). /abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›