E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ylli në Azerbajxhan, takim me ministrin e Rinisë dhe Sporteve, Farid Gayibov

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë vizitës së tij në Baku të Azerbajxhanit është pritur nga Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Farid Gayibov, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore.

Azerbajxhani do të jetë një partner shumë i rëndësishëm për të mbështetur sportin shqiptar dhe ministri Farid Gayibov ka shprehur të gjithë mbështetjen e tij për thellimin e bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, veçanërisht në kualifikimin e trajnerëve dhe kampeve stërvitore në Azerbajxhan.

Ministri Farid Gayibov do të udhëheqë delegacionin azer, që do të vizitojë së shpejti Tiranën dhe ku do të firmoset edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike.

Në takim e zhvilluar në Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli shoqërohej nga Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani dhe Anëtari i Bordit të KOKSH dhe Presidenti i Federatës së Gjimnastikës, Leonard Lulaj.

1 nga 13

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›