E Hënë, 2 Nëntor 2026

ZAGREB – Kroacia rikthen shërbimin ushtarak

ZAGREB, 24 tetor/ATSH/- Parlamenti kroat votoi sot për rikthimin e shërbimit te detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë në një kontekst ku kërcënimet globale jane në rritje, raporton Le Figaro.

Zagrebi hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2008, një vit para se të bashkohej me NATO-n, por udhëheqësit kroatë theksuan se situata aktuale gjeopolitike kërkon rivendosjen e trajnimit bazë ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

“Po dëshmojmë një rritje të llojeve të ndryshme të kërcënimeve, gjë që kërkon reagim dhe efikasitet nga komuniteti në tërësi”, theksoi ministri i Mbrojtjes Ivan Anusiç.

“Përballë çdo kërcënimi, mbrojtja e vendit është thelbësore”, shtoi ai.

Rreth 18 000 të rinj do të thirren çdo vit për t’u nënshtruar një trajnimi dy-mujor nga mosha 18 vjeç, duke filluar nga viti 2026.

Rekrutët do të marrin deri ne 1 100 euro në muaj.

Ata që kanë përfunduar shërbimin e tyre ushtarak do të kenë një avantazh kur aplikojnë për punë në shërbimin civil.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›