E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ZYRTARE/ Konfirmohen ndryshimet e mëdha të Maran, zbulohen detajet për listën e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në dy javët e ardhshme ndeshjet e fundit që kanë mbetur në grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe tashmë pritet që trajneri Rolando Maran të zbulojë edhe listën me emrat e ftuar për grumbullim.

FOTO LSA

FSHF ka bërë të ditur se Maran do vazhdojë me publikimin e listës ditën e shtunë, 7 nëntor, dhe jo të premten siç para se të zbarkonte në vendin tonë trajneri italian. Gjithashtu, lista do të bëhej publike menjëherë sapo të niste konferenca për shtyp e trajnerit në orën 11 dhe jo një orë më përpara siç ndodhte në periudhën kur ekipi drejtohej nga Silvinjo.

Ekipi do të zhvillojë seancën e parë stërvitore më datë 9 nëntor, ndërsa më datë 12 nëntor luan sfidën në Tiranë ndaj Finlandës. Më datë 15 nëntor luhet më pas sfida tjetër e kuqezinjve, ajo në transfertë ndaj Bjellorusisë, që mbyll grupin në Ligën e Kombeve dhe do të përcaktojë edhe renditjen e Shqipërisë.

gfhfhfghfghfg

PANORAMASPORT.AL

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›