E Martë, 3 Nëntor 2026

Zaçaj në Turqi, pjesë e aktiviteteve për 63-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese turke

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi, po merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara me rastin e 63-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Delegacioni shqiptar ndodhet në Turqi me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Aktivitetet me rastin e 63-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë përfshijnë një sesion të dedikuar dhe ceremoninë e hapjes së veprimtarive festive, e cila u nderua edhe nga prania e Presidentit te Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe simpoziumin ndërkombëtar me temë “E ardhmja e drejtësisë kushtetuese në shekullin e 21-të”.

Gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e dedikuar për këtë rast, Zaçaj evidentoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy gjykatave kushtetuese dhe popujve tanë.

“Asnjë Gjykatë Kushtetuese nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë e saj të izoluar, veçanërisht në botën tonë të ndërlidhur. Mundësitë që kemi përpara, që nga shfrytëzimi i risive teknologjike deri te kapërcimi i ndasive politike, nga adresimi i sfidave mjedisore deri te forcimi i mbrojtjes së qytetarëve, kërkojnë një qasje bashkëpunuese. Është pikërisht përmes forumeve si ky që ne forcojmë mençurinë tonë kolektive dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj drejtësisë”, u shpreh ajo.

1 nga 5

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›