E Diel, 1 Nëntor 2026

Zari i fundit i qeverise

Gjykata e Tiranes imitoi ne harkun kohor te nje viti nje veprim qe la shume pasoja ne standartet demokratike te Shqiperise. Ndersa nje vit me pare pas masakres se 21 janarit 2011 Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdherat per te ndaluar zinxhirin e komandes se Gardes se Republikes duke lene te lire te dyshuarit per vrasje dhe plagosje dy dite me pare gjykata vendosi te lere ne shtepite e tyre dy pjesetare te gardes dhe nje specialist te IT ne kryeministri. Prokuroria ne arsyetimin e saj duke u mbeshtetur ne provat dhe perfundimet e sjella nga FBI-ja i akuzoi te tre zyrtaret per vrasje dhe manipulime te provave. Ish-komandanti i Gardes u akuzua se ishte ai vrasesi i njerit prej demonstruesve dhe per ti shpetuar krimit kishte manipuluar armen tip pistolete per tia faturuar vrasjen shoferit te tij qe ate dite nuk ndodhej fare ne vendngjarje.

Ndersa specialisti i IT-se ne kryeministri eshte pergjegjesi per fshirjet e serverit te kryeministrise qe kishte mbledhur pamjet filmike te 7 kamerave qe tregonin vrasjet dhe vrasesit duke lene ne to vetem ato qe tregonin protestuesit qe sulmonin policine dhe garden. Ne arsyetimin e gjykates nuk eshte e veshtire te lexohet mbrojtja heroike qe Sali Berisha dhe qeveria u bene gardisteve si mbrojtes se institucioneve duke i nenvizuar ata si punonjes qe ishin ne krye te detyres qe nuk mund te akuzohen per vrasje por per tejkalim te forces. Ndersa nga ana tjeter jane provat e sjella e Byroja Federale e Investigimit e cila prej nje viti eshte ne ndihme te prokurorise shqiptare. Pala amerikane tjeter gjykata hodhi poshte edhe perfundimet e FBI se pistoleta me nr. P52796Z eshte perdorur nga Ndrea Prendi sepse sipas saj prokuroria ka sekuestruar 8 pistoleta duke u shenuar numrat perkates perfshi dhe pistoleten me numer P52796Z por pa e percaktuar se kujt i perket ajo.

MEuml POSHTEuml EumlSHTEuml VENDIMI GJYKATEumlS SEuml FAKTIT
Gjykata si administroi aktet hetimore te kryera deri ne kete faze te hetimit te kesaj ceshtje konstaton se Ne daten 21.01.2011 nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqiperise eshte njoftuar zhvillimi i nje demonstrate ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne oren 1400 duke u marre dhe leja perkatese prane organeve kompetente. Ky subjekt me pare kishte njoftuar per kalimin e stadit te tubimit nga proteste ne demonstrate. Rezulton e provuar se gjate zhvillimit te tubimit eshte ushtruar dhune nga shume pjesemarres me mjete te forta rrethanore te rrezikshme per jeten dhe shendetin e forcave te policise se shtetit si dhe atyre te Gardes se Republikes gjate veprimeve qe keto te fundit kryenin per ruajtjen e godines se Kryeministrise po keshtu pas perfundimit te demonstrates ka rezultuar se kane mbetur te vrare tre demonstrues e pikerisht shtetasit Ziver Veizi Faik Myrtaj e Hekuran Deda ndersa disa dite me vone ka vdekur ne spital ne Turqi shtetasi Aleks Nika. Si nga provat e administruara gjate hetimit edhe nga transetimet direkte qe kane bere stacionet e ndryshme televizive transmentime te cilat jane sekuestruar nga organi i Prokurorise eshte provuar qartesisht dhe pa asnje ekuivok se nga ana e demostruesve fillimisht eshte ushtruar dhune intensive me mjete te forta si shkopinj prej druri apo gure ndaj forcave te policise se shtetit.

Ne kete kohe forcat e Gardes se Republikes kane qene brenda rrethimit te godines se Kryeministrise dhe persa kohe qe demostruesit nuk jane futur brenda rrethimit
nuk kane nderhyre dhe nuk kane kryer asnje veprim. Demostruesit pasi kane arritur qe te thyejne dhe te mposhtin rrjeshtat e forcave te policise se shtetit kane tentuar qe te hyjne forcerisht brenda rrethimit te godines se Kryeminstrise. Nga ana e forcave te Gardes se Republikes eshte paralajmeruar me megafon por demostruesit kane filluar qe te qellojne ne menyre intensive me gure duke u future pjeserisht ne territorin brenda gardhit te Kryeministrise. Sulmet demostruesve me gure ndaj forcave te gardes ka zgjatur per nje kohe jo te shkurter. Kjo provohet edhe nga procesverbalet e kqyerjes se vendit te ngjarjes ku brenda rrethimit jane gjetur nje sasi teper konsiderueshme e sendeve te forta te perdorura kunder forcave te Gardes se Republikes. Me pershkallezimin e dhunes nga ana e demostruesve te cilet kane arritur dhe te futen brenda rrethimit te neutralizojne per pak caste forcat e Gardes duke kontrolluar nje pjese te terrenit apo duke ngritur flamur te bardhe e veprime te tjera. Si kane tentuar te avancojne demostruesit ne drejtim te hyrjes se Kryeministrise nga ana e forcave te gardes pas paralajmerimeve me megafon eshte filluar qe te qellohet ne ajer.

Vazhdimisht nga disa demostrues eshte qelluar me gure dhe mjete forta ndaj forcave te gardes duke u shkaktuar atyre demtime jo te vogla perfshi dhe Komandantin e Gardes personin nen hetim Ndrea Prendi i cili eshte demtuar me mjete te forta me intensitet goditjeje te madhe ne sy. Gjithashtu nga ana e demostruesve eshte sulmuar me ane te nje autoveture e cila ka marre vrull ne ndrejtim te forcave te Gardes por ajo eshte penguar vetem nga aktivizimi i ures metalike qe ndodhej ne oborrin e Kryeministrise. ah/Shiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›