E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS ne Presheve e Athine per Kurbanin

Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise do te qendroj ne nje vizite njeditore te shtunen me 28 janar ne Presheve shkruan sot laquopresheva.com raquo. Me rastin e vizites se tij te organizuar nga Keshilli per te Drejtat e Njeriut nga Lugina e Presheves Edi Rama do ta promovoj librin e tij Kurban para publikut vendor si dhe do te takohet edhe me lideret vendor politik. Presheva.com ka mesuar se po te njejten dite do te organizohet edhe nje tribune me aktiviste te shoqerise civile nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia si dhe nje party ne lsquoXL-Pub me nje rock group nga Prishtina.
Por nderkohe ndersa te shtunen eshte organizuar takimi ne Presheve diten e diel kryetari i PS Edi Rama do te zbrese ne kryeqytetin e shtetit fqinj Greqise Athine. Sekretari per emigracionin dhe rinine ne Partine Socialiste Erion Veliaj ne nje prononcim per shqiptarja.com thote se kjo ka qene edhe kerkese e deges se PS ne Athine. Do te jete ne Athine edhe per te takuar emigrantet ne nje bashkebisedim te gjate me ta por edhe per promovimin e librit Kurban thote per shqiptarja.com Erion Veliaj.
Kreu i PS i ka pasur te planifikuara ne axhenden e tij si kryetar i Partise Socialiste keto levizje ne Presheve dhe Athine edhe pse ne Tirane ka pasur shume ngjarje keto dite lidhur me hetimin e prokurorise per ngjarjet e 21 janarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›