E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbardhen detaje nga takimi i Ramës në Fier/ Kryeministri i ashpër me të zgjedhurit vendorë, kërkon shkarkimin e atyre që kanë neglizhuar me detyrën

Prej disa minutash ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit vendorë në qytetin e Fierit. Në qendër të diskutimeve ka qenë lirimi i hapësirave publike.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë takimit ashtu si edhe në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve, të cilët sipas tij nuk kanë performuar si duhet.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ndryshe nga Vlora, në Fier nuk do të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i të gjithë drejtorëve, por do të shihet performanca e gjithsecilit.

Ndërkohë po ashtu bëhet me dije se kreu i qeveisë ka folur me tone të ashpra edhe për pastërtinë e qytetit, e cila lë shumë për të dëshiruar.

Ai ka kërkuar që i gjithë institucioni i Bashkisë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të zgjedhurit vendorë të kryejnë detyrën e tyre, duke ju përkthyer me punë, besimin me votë që ju dhanë qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›