E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet dinamika e atentatit në Durrës, 29-vjeçari Ermir Dedja u ndoq gjatë gjithë ditës derisa u ekzekutua

Policia e Durrësit zbardhi plotësisht dinamikën e atentatit mafioz që i mori jetën 29-vjecarit Ermir Dedja një ditë më parë.

Pamjet filmike dhe dëshmitë e personave të ndryshëm tregojnë se i riu është ndjekur për një kohë të gjatë dhe atentatorët kishin dijeni të plotë mbi lëvizjet e tij.

Ata zgjodhën të godisnin në një rrugicë lagjeje ku Ermir Dedja ishte më i ekspozuar.

Autorët u afruan dhe e qëlluan me breshëri sapo ai kishte parkuar mjetin e tij dhe ndodhej në këmbë.

Banorët e zonës e transportuan menjëherë në spital, por 29-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Plumbat e kallashnikovit prekën edhe qendrën shëndetësore, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

Policia ndërkohë gjeti makinën e djegur të atentatorëve si dhe armën e krimit, por shpresat për të siguruar prova mbeten të pakta pasi gjithçka është shkrumbuar nga zjarri.

29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku besohet se ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë edhe pjesë e grupeve kriminale që veprojnë në Durrës./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›