Shiste drogë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja, me precedent të mëparshëm kriminal

Një 57-vjeçare është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për shitje të drogave të forta, në doza.
Në pranga ka rënë shtetasja M. Gj, banuese në Mamurras, Kurbin, me precedent të mëparshëm për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit fizik të 57-vjeçares dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./vizionplus.tv