E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet ngjarja/ Po kryente manovra të rrezikshme para Policisë së Lushnjës, 43-vjeçari tenton të largohet pasi sheh parrullën, humb jetën pas përplasjes me bordurat

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Lushnjë ku një 43-vjeçar humbi jetës tragjikisht.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari .Xh., ka kryer manovra të rrezikshme para Komisariatit të Policisë Lushnje dhe më pas ka dalë nga automjeti dhe ka nisur të bërtasë, veprime të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

Patrulla e përgjithshme e cila ishte me shërbim në qytet, pasi është njoftuar nga salla operative, ështëafruar drejt Komisariatit për të verifikuar qëllimet e 43-vjeçarit.

Ky i fundit pas ka konstatuar praninë e patrullës është larguar me shpejtësi duke humbur kontrollin mbi automjeti dhe duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

“Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë. 

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.  

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti  është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.”, thuhet në njoftim.

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Lushnjë ku një 43-vjeçar humbi jetës tragjikisht.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ka kryer manovra të rrezikshme para Komisariatit të Policisë Lushnje dhe më pas ka dalë nga automjeti dhe ka nisur të bërtasë, veprime të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

Patrulla e përgjithshme e cila ishte me shërbim në qytet, pasi është njoftuar nga salla operative, ështëafruar drejt Komisariatit për të verifikuar qëllimet e 43-vjeçarit.

Ky i fundit pas ka konstatuar praninë e patrullës është larguar me shpejtësi duke humbur kontrollin mbi automjeti dhe duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari ka humbur jetën.

“Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë. 

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.  

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti  është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›