Zbardhet vdekja e biznesmenit Armandi Nela, Policia: Do t’i vendoste tritol një anije, por i shpërtheu

Është zbardhur vdekja e biznesmenit Armandi Nela, i cili humbi jetën në një shpërthim në portin e Sarandës, ngjarje e ndodhur më 24 qershor. Sipas policisë, Nela, 52 vjeç, sëbashku me një person tjetër, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e biznesmenit.
Policia ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e tij, 35-vjeçarin me inicialet E. M. Tritolin kishin planifikuar tja vendosnin njërës nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/