E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë

Një 35-vjecar, administrator i një farmacie në qendër të Tiranës, është vënë në pranga nga policia.

Ai akuzohet se tregtonte medikamente të kontrabanduara.

Bashkë me të është proceduar penalisht edhe një grua 33-vjeçare që punonte si shitëse në farmaci, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Policia bëri të ditur se ilaçet e futura kontrabandë që u shiteshin klientëve, kapin vlerën e 35 mijë eurove./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›