E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet magazina me fishekzjarrë në Tiranë, përfundon në pranga pronari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fireworks”, i cili kishte si objekt ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike.

Gjatë 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 konstatuan një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku ruheshin qindra koli me fishekzjarre, të gatshme për shitje.

Në këtë ambient, policia arrestoi në flagrancë pronarin e magazines, një 24 vjeçar.

“Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›