E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një punishte armësh, policia arreston një person në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës kanë gjetur një punishte armësh në Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë kontrollit në ambientet e punishtes janë sekuestruar armë dhe sende të tjera, ndërsa është arrestuar një person.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por ai do të përballet me akuzat për posedim, import dhe eksport të armëve, pa leje.

Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë detaje lidhur me vendet nga ku mund të jenë importuar armët apo dhe destinacionin e tyre final.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›