E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim Putin-Zelensky është ende i mundur

Pas një bisede telefonike dy-orëshe mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump vazhdon të besojë se një takim mes Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është ende i mundur.

Sipas Leavitt, biseda mes dy liderëve ishte e gjatë dhe përfshiu çështjen e luftës në Ukrainë, për të cilën Trump beson se “ka pasur përparim”.

Ajo shtoi se presidenti amerikan synon të avancojë drejt paqes, dhe se Putin është shprehur i gatshëm të takohet me Trump.

Trump kishte shpresuar që një takim mes Rusisë dhe Ukrainës të ndodhte pas takimit të tij me Putinin në Alaskë, në gushtin e kaluar. Megjithëse Zelensky kishte shprehur gatishmërinë për një takim, ai nuk u realizua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›