E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme

Zelensky, me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas një telefonate me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan se është folur shumë për garancitë e sigurisë pas sulmeve të fundit të Rusisë gjatë natës në Ukrainë.

“Garancitë do të finalizohen javën tjetër”,  tha Zelensky.

“Këshilltarët e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht në secilin komponent specifik dhe javën tjetër i gjithë konfigurimi do të jetë në letër”, shton ai.

Presidenti ukrainas thotë gjithashtu se sulmet e natës së kaluar goditën një ndërmarrje turke dhe Ambasadën e Azerbajxhanit në Kiev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›