E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky e quan Putinin terrorist dhe refuzon propozimin për takim në Moskë: Nëse do, le të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste foli për vendimin e tij për të refuzuar ofertën e Putin.

Presidenti rus e ftoi të udhëtonte drejt Moskës për të diskutuar një marrëveshje të mundhsme paqeje.

“Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulme me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Ai mund të vijë në Kiev”.

Putini “e di këtë”, shtoi Zelensky.

Zelensky përsëriti disa herë gjatë intervistës se Putini nuk po kërkon realisht një takim me të, ndërsa ai vazhdon luftën në Ukrainë.

Presidenti rus kishte thënë të mërkurën se ai “nuk ka qenë kurrë kundër një takimi me Zelenskyn”.

“Nëse Zelensky është gati, atëherë le të vijë në Moskë”, tha Putin. “Ky takim do të ndodhë”.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka bërë një takim midis dy udhëheqësve përparësi kryesore si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.

“Përfundimisht, do t’i fus të dy në një dhomë”, i tha ai Fox News në gusht./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›