E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky udhëton drejt Suedisë, nënshkruhet sot marrëveshja për eksportin e armëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë këtë të mërkurë (22 tetor) drejt Suedisë, për të firmosur marrëveshjen për eksportin e armëve.

Lajmi është komunikuar nga qeveria suedeze, e cila dha më tej detaje mbi takimin që do të zhvillohet mes presidentit ukrainas dhe kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson.

Dy liderët do të takohen në qytetin Linköping, në selinë e grupit Saab që prodhon avionin luftarak Gripen.

“Pas takimit të tyre, zotërinjtë Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim në fushën e eksporteve të mbrojtjes”, tha qeveria.

Qyteti i Linköpingut është qendra e prodhimit të kompanisë së mbrojtjes Saab, prodhuesit të avionit luftarak JAS 39 Gripen, avionit të mbikëqyrjes GlobalEye, sistemeve të raketave, armëve të këmbësorisë antitank dhe pajisjeve të tjera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›