Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politik të qarqeve: Porosi diaspora

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të qarqeve këtë të enjte.
Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se tema kryesore ishte ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale dhe diasporën.
Gjithashtu, bëhet me dije se gjatë fundjavës, kur nis edhe regjistrimi i emigrantëve, drejtuesit politikë do të udhëtojnë në dy shtetet ku ka më shumë shqiptarë, në Itali dhe në Greqi.
Një tjetër pikë diskutimi ishte edhe përpilimi paraprak sugjerues i listave të kandidatëve.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë (06 janar) kryeministri Rama mblodhi në selinë rozë që prej orës 08:30 të mëngjesit kryesinë e PS dhe drejtuesit politik të qarqeve, ku gjithashtu në fokus të diskutimit ishte organizimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rama i caktoi porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjistri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar./vizionplus.tv