E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani pret ambasadorin e Britanisë së Madhe

PRISHTINË, 3 dhjetor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

E para e vendit tonë ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.

Në takim u diskutua edhe mbi hapat konkretë drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike Kosovë-Britani e Madhe në fushën e mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për të cilën ishin dakordësuar gjatë vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Prishtinë, në prill të këtij viti.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›