E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina nëntë ditë pa autobusë, vazhdon protesta e transportit publik dhe privat

Punonjësit e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat në kryeqytetin e Kosovës, edhe sot pritet të bllokojnë rrugën nga qeveria deri te objekti i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votua transferimi i mjeteve vetjake në vlerë 28 milionë euro. Tashmë pritet që Ministria e Financave t’i alokojë paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar alokimi i mjeteve për te transporti publik dhe privat.

Komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›