E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 9 nëntorit, 13 kandidatë garojnë për drejtimin e 5 bashkive

Në Bashkitë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor 2025, janë dorëzuar 13 kandidatura për të garuar për drejtimin e 5 bashkive.

Të gjitha kandidaturat janë dorëzuar dhe pritet të kryhen verifikimet dhe regjistrimi i kandidatëve.

Kandidatët për bashkitë Vlorë dhe Berat i kanë dorëzuar dokumentet në KQZ, ndërsa kandidatët për Tepelenën, Cërrikun dhe Matin i kanë dorëzuar në KZAZ-të përkatëse.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë do të nisë më 1 nëntor, ndërsa akreditimi i vëzhguesve vendas dhe të huaj duhet të kryhet përpara datës 7 nëntor.

Bashkia Vlorë – 3 kandidatë:

  • Dionis Sota, kandidat i pavarur, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike (PD)
  • Brunilda Mersini, e propozuar nga Partia Socialiste (PS)
  • Gjergj Nika, kandidat i pavarur, më parë pjesë e strukturave të PD

Bashkia Berat – 2 kandidatë:

  • Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD
  • Ervin Ceca, nënkryetar i bashkisë, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë pas dorëheqjes së Ervin Demos

Bashkia Tepelenë – 2 kandidatë:

  • Gabriel Guma, kandidat i pavarur
  • Gramoz Sako, propozuar nga PS

Bashkia Cërrik – 3 kandidatë:

  • Florenc Doka, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë pas largimit të Andis Salla
  • Eligert Hima, propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
  • Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD

Bashkia Mat – 3 kandidatë:

  • Altin Bojni, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë
  • Eduart Brahilika, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD
  • Suzana Pasha, kandidate e pavarur

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›