Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë- Nis numërimi i votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
1,999,024 qytetarë kanë pasur të drejtë për të hedhur votën, ndërsa kanë votuar gjithsej 885.514 qytetarë, që përfaqëson 44.29% të trupit votues.
Në 95,93% të kutive të numëruara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,79% të votave apo 422.002 vota, PDK ka 21,18% apo 179,489 vota, LDK 13,77% apo 116,712 vota dhe AAK 5,74% apo 48,612 vota.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zgjedhur anëtarët e organit legjislativ të vendit ishin 24 subjekte zgjedhore, mes të cilave 18 janë parti, 3 koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Rezultatet nga KQZ këtu
/rtsh.al/