Zgjedhjet në Kosovë, kryetari i KQZ-së: Nesër nis numërimi i votave preferenciale

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë shpalljen e rezultateve paraprake ku ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 49,79% apo 421.129 vota.
“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,79% apo 421.129 vota, PDK ka 21,18% apo 179,158 vota, LDK 13,77% apo 116,502 vota dhe AAK 5,74% apo 48,551 vota, Srpska Lista 3.87% apo 32 719 vota, Nisma Socialdemokrate 1.72% apo 14.513 vota”, theksoi Radoniqi, teksa ka shpalosur edhe rezultatet e partive tjera më të vogla.
Ai tha se pasi të numërohen votat me kusht, votat e diasoporës dhe votat e personave me nevoja të veçantë do të shpallen rezultatet përfundimtare.
Po ashtu, Radoniçi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se të gjitha materialet sonte do të pranohet gjatë gjithë natës në qendrat komunale”, tha Radoniqi.
/rtsh.al/