E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Himarë, KQZ miraton vendndodhjen e QV

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot në seancë publike projektvendimin “Për dhënie autorizimi për ndërrimin e vendndodhjes së qendrës së votimit nr. 4589/00, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Pas verifikimeve të bëra nga Administrata e KQZ-së për objektin e propozuar për QV, Komisioneri vendosi dhënien e autorizimit për ndërrimin e vendndodhjes së QV nr. 4589/00 nga shkolla 9-vjeçare “Nikolla Pano Meniko”, Spile, Rr. Xhorxh Tened, nr. 4 në ambientin privat në pronësi të shtetasit Odhise Milo me adresë Himarë, Lagjia 1 Maji, Rr. Milto Kallushi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur edhe materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të planifikuara për tu zhvilluar më 4 Gusht 2024. Këto materiale do të shpërndahen në 36 qendra votimi dhe përfshijnë: • Fletët e votimit • Dokumentacionin zgjedhor për përdorim nga Komisionet e Qendrave të Votimit • Pajisjet Elektronike të Identifikimit (PEI) • Kamerat monitoruese për qendrat e votimit • Kamerat regjistruese/monitoruese të VNV Materialet zgjedhore do të dërgohen fillimisht në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88 në Bashkinë Himarë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Pas kësaj, do të vijojë shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›