Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka konfirmuar se procesi i votimit për zgjedhjet lokale në ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.
Përjashtuar disa vonesa të vogla në ndonjë vendvotim të izoluar.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se janë hapur gjithsej 948 qendra të votimit me 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 janë për votim të rregullt me gjithsej 2,571 vendvotime, ndërsa 38 qendra të veçanta janë hapur për votimin me kusht, me 54 vendvotime – një për secilën komunë.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote është dy milion e njëzet e pesë mijë e njëqind e pesë, të shpërndarë në tridhjetë e tetë komuna të Republikës së Kosovës.
Materiali zgjedhor përfshirë fletëvotimet është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat që në orët e para të mëngjesit. Duke mundësuar nisjen e procesit pa pengesa të mëdha.
/rtsh.al/