Zgjedhjet në Kosovë, KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor.
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, njoftoi për ndarjen e ulëseve në Kuvend sipas rezultateve përfundimtare.
“Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse, Lista Serbe – 9 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse”, tha ai.
Ai bëri të ditur se nuk ka pasur më asnjë obligim për KQZ-në nga vendimet e Gjykatës Supreme, pasi të gjitha ankesat e paraqitura janë refuzuar.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve i hap rrugë formimit të institucioneve të reja. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për mbajtjen e seancës konstituive.
/rtsh.al/