Ilir Daja pas fitores së Superkupës: Kënaqësi e madhe, sepse fituam përballë ekipit kampion

“Kënaqësi e madhe sepse fituam përballë ekipit kampion”. Ilir Daja nuk e fsheh gëzimin pas suksesit të arritur në finalen e Superkupës, një trofe i fituar pas 17 vitesh, ndërkohë që hedh vështrimin dhe nga kampionati. “Duam edhe atë trofeun tjetër, është më i rëndësishëm se ky”.
“Kur fiton përballë Egnatias është një kënaqësi e madhe, ëshë një nga rivalët tanë direkt për objektivat që kemi. Lojtarët kanë krijuar një atmosferë të tillë, që për një trajner është e lehtë të punohet”.
“Sot nuk pati ndryshim të elementit taktik, por ishte shpirti dhe sakrifica e këtyre lojtarëve. Para tri ditësh luajtëm me Partizanin, kështu që nuk është se përgatita diçka të madhe. Është meritë e këtyre djemëve dhe presidentit që i ka zgjedhur, me karakter sportiv shumë të mirë”.
Daja nuk i ka kursyer fjalët e mira për trajnerin Bardhi: Ka trashëguar një Dinamo në nivelin e mbijetesës. Ka investuar, ka organizuar klubin në infrastrukturë dhe financa të shëndosha. Ka projekt që afër kompleksit, të ndërtohet një fushë tjetër. Do të thoja që ka qenë vit shumë i suksesshëm”.
“Me investimet që ka bërë, grupin që ka mbledhur, djem cilësorë, qershia do ishte ajo pyetja e merkatos, pavarësisht se e dimë që e janarit është e limituar. Ndoshta kemi shansin të marrim një sulmues, që të bëjë diferencën sepse kemi kontingjent të madh”.