E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët u marrin republikanëve një mandat në Senat! Roy Cooper fiton në Karolinën e Veriut, duhen edhe 3 për shumicën

Demokratët kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke u marrë republikanëve një mandat në Senat.

Sipas projeksioneve të CNN dhe NBC, demokrati Roy Cooper ka fituar garën në Karolinën e Veriut, duke përmbysur kontrollin republikan mbi këtë mandat.

Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për betejën për kontrollin e Senatit. Demokratëve u duhen katër mandate shtesë për të siguruar shumicën dhe, pas fitores së Cooper, u mbeten edhe tri për të arritur këtë objektiv.

Gara për kontrollin e Senatit mbetet e hapur, ndërsa numërimi i votave vazhdon në shtetet e tjera.

Lajmi kryesor:

LIVE TV-Zgjedhjet në SHBA, demokratët në avantazh! Fitojnë në Karolinën e Veriut, u marrin republikanëve një mandat në Senat! Trump: Gati të përdor kompetenca të frikshme nëse humbas!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›