E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Gjashtë kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, por vetëm njëri prej tyre arriti të sigurojë fitoren.

Joe Hoxha, republikan në Konektikat, u rizgjodh për një mandat të tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti.

Ndërkohë, Diamant Hysenaj humbi garën për Kongresin amerikan në Nju Jork, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez.

Humbje pësuan gjithashtu Peter Lumaj dhe Shpëtim Qorraj në garat në Konektikat dhe Nju Jork, si dhe Alma Sarelli në garën për Senatin e Konektikatit.

Edlira Sako, shqiptarja nga Lushnja, kandidoi për Partinë Demokratike në Senatin e shtetit të Miçiganit, në Distriktin 24. Ajo u përball me republikanin Douglas Wozniak. Megjithatë, projeksionet e nxjerrin me vetëm 30% të votave, kundrejt 70% të rivalit republikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›