Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh/ Asnjë nga kandidatët nuk mori 50 %, votimet e reja në 1 nëntor

Për zgjedhjen e presidentit të ri, Bullgaria do të duhet të votoj edhe njëherë.
Presidentja aktuale Iliana Iotova mori 34.6 për qind të votave, ndërsa ish-kryeministri Andrej Gjurov siguroi 32.7 për qind.
Mqs asnjëri prej tyre nuk mundi të siguronte 50% të votave, zgjedhjet presidenciale shkojnë në balotazh në 1 nëntor.
Pjesëmarrja në votime ishte 22.5 për qind, një pjesëmarrje e ulët sipas analistëve politikë në vend.
Duke folur për mediat pas mbylljes së qendrave të votimit, ish presidentja Iotova shprehu shqetësim për pjesëmarrjen e ulët në votime, duke thënë se të mendosh se mund të ndryshosh diçka në vend pa votuar është iluzion.
Ish presidentja do ta vazhdoj fushatën e saj me thirrjet për qeverisje të qëndrueshme dhe jo për aleanca të formuara midis partive politike.
Gjurov e sfidoi Iotovën të merrte pjesë në një debat publik përpara balotazhit, duke thënë se Bullgaria ka nevojë për një president aktiv që bashkon qytetarët në vend që t’i ndajë ata.
Votimi i së dielës mori rëndësi të shtuar pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet e Detit të Zi të Bullgarisë.
Sulmet, të cilat shkaktuan dënim ndërkombëtar dhe shqetësime rreth shtrirjes në rritje të luftës në Ukrainë, e shtynë qeverinë të kërkonte ndihmë nga aleatët për të forcuar sigurinë detare.
Bullgaria nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për kryerjen e sulmeve, por kryeministri Rumen Radev tha se rezultati i tyre “është në dobi të Federatës Ruse”.
Të dy kandidatët kryesorë presidencialë i dënuan sulmet, por ata kanë pikëpamje të ndryshme për luftën.
Jotova mbështet negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë.
Gyurov mbështet orientimin proevropian dhe bashkëpunimin më të fortë me Ukrainën dhe aleatët perëndimorë.
Bullgaria është republikë parlamentare.
Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët për një mandat pesëvjeçar, por pushtetin kryesor ekzekutiv e kanë kryeministri dhe qeveria