E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Berisha: Mbështesim kandidatin Dionis Sota në Vlorë, Gjergj Nika s’ka lidhje me PD-në

Shpallja e dy kandidaturave në Vlorë për zgjedhjet vendore të 9 Nëntorit, ai i Dionis Sotës nga shoqëria civile dhe anëtarit demokrat të këshillit bashkiak në qytetin bregdetar, Gjergj Nikës, kanë qenë në fokus të deklaratës së Berishës në konferencën e sotme me gazetarët.

Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike mbështet vetëm kandidatin e pavarur Dionis Sota, ndërsa u distancua nga kandidati Nika.

Ky i fundit sipas Berishës, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Berisha shtoi se edhe si këshilltar i këshillit bashkiak në Vlorë, Nika është propozuar nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Ai s’ka lidhje me PD. Është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari i partisë, Basha me Alibeajn dhe nuk lidhet me PD. PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar. S’ka lidhje me kandidatin kallp”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›